Posts

Showing posts from March, 2020

“Ne nuk na bien paratë nga qielli”, Syhani i përgjigjet fansit që i tha se e ka në terezi

Image
Aktorja Tuba Buyukustun të cilën e njohim si “Syhan” nga seriali “Xhesuri dhe e bukura”, gjatë kësaj kohe pandemie ka qëndruar shumë aktive në rrjete sociale duke dhënë mesazhe për fansat.  Së fundmi një fans i shkruajti aktores se ajo e ka në terezi dhe qëndron në shtëpi sepse është e pasur ndërsa qytetarët u duhet të punojnë për të fituar para. Këtij komenti, aktorja iu përgjigj duke shkruar se paratë nuk vijnë nga qielli dhe se të gjithë duhet të ndërgjegjësohen të qëndrojnë në shtëpi për të mirën e tyre dhe të vendit. “Askujt nga ne nuk i bien paratë nga qielli. Ne po mundohemi të vendosim unitet këtu. Po qëndrojmë në shtëpi sepse është mirë për të gjithë. Nëse e lëmë virusin të përhapet, sistemi shëndetësor në Stamboll do të futet në kolaps”-u përgjigj aktorja./revistawho.com

“Xhani” bën deklaratën e papritur: Kam hequr dorë nga lidhjet me aktore, ja arsyeja pse

Image
Aktori turk Can Yaman është përfolur shpesh në mediat turke për lidhjet e tij të dashurisë. Gjatë kohës kur transmetohej seriali “Erkenci kus”, ai u përfol për një lidhje me aktoren Demet Ozdemir. Çifti fillimisht i mohoi thashethemet, por më vonë deklaruan se patën një romancë të shkurtër që përfundoi shpejt. Së fundmi “Xhani” ka bërë një deklaratë të papritur duke u shprehur se ka hequr dorë nga lidhjet me aktoret. “Nuk dua më lidhje me koleget e mia. Duke qëndruar larg tyre jam më i qetë, nuk jam nervoz dhe jam pa stres. I respektoj të gjithë koleget e mia të mrekullueshme, por nuk do bie kurrë në dashuri me ndonjë prej tyre”-tha aktori. Kjo deklaratë e tij ka nisur thashethemet se aktori është zhgënjyer pas lidhjes me Demet Ozdemir. “Nuk po përmend asnjë person, por lidhjet midis aktorëve zakonisht dështojnë”-sqaroi aktori./revistawho.com

Aktorja turke dhe futbollisti i famshëm bëhen prindër për herë të parë

Image
Futbollisti i njohur, Mesut Ozil dhe aktorja turke, Amine Gulse janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë dyshja përmes rrjeteve sociale, ku kanë zbuluar se janë bërë prindër të një vajze të shëndetshme. Në foto shfaqet Mesut dhe Amine e në duar mbajnë vogëlushen e tyre. Kujtojmë se dyshja kurorëzoi në martesë dashurinë e tyre disavjeçare një vit më parë.

Lule te vetmuara, neser….

Image
Songyl përfundon në gjendje të rëndë në spital, nesër në “Lule të vetmuara” Burak shkon në ekskursion me klasën por asnjëri prej tyre nuk e pranon në autobus. Xhenk i tregon Kaderit se ai ka pëlqim për Meralin. Kader mërzitet kur e mëson këtë. Defne e kyç Burakun në tualetin e një karburanti. Toprak e gjen Burakun dhe e rikthen në autobus por askush nuk e di çfarë i pret. Burak merr në drejtim autobusin dhe bën aksident. Xhemre e cila ndodhej jashtë sheh gjithçka e tmerruar. Songyl, Ejlyl, Defne dhe Toprak dërgohen në gjendje të rëndë në spital. Kader tronditet kur sheh Songylin pa ndjenja. Gynej kërcënon Burakun se do ta vrasë. Nazan mëson për aksidentin dhe niset për në spital. Toprak vjen në vete dhe pranë tij qëndron Feride. Nga ana tjetër Defne ka pësuar lëndime. Ejlyl dhe Songyl futen në operacion. Ferideja dhe vajzat presin me ankth. Neriman jep lajmin e trishtë se duhet të përgatiten për më të keqen.