Sallat janë të mbyllura, por kinemaja është duke menduar rreth koronavirusit. Ka mbërritur filmi i parë mbi Covid-19. Filmi “Korona” mban firmën e regjisorit iranian Mustafa Keshvari, i cili jeton në Kanada. Ai zhvillohet në një ashensor, ku një vajzë kineze (Traei Tsai) e cila mund të jetë e infektuar nga virusi mbetet e bllokuar brenda me shtatë persona të tjerë. Çfarë do të ndodhi në vazhdim? “Korona” trajton temën e paragjykimit. Regjisori Keshvari thotë për “New York Times”: “Ky film flet për frikën, një studim mbi shoqërinë, njerëzit dhe zgjedhjet e tyre”. Regjisorit i lindi kjo ide teksa ishte në ashensor, dy muaj më parë dhe ishte duke lexuar lajmet mbi sulmet që po përjetonin turistët kinezë, të nxitur nga paranoja mbi koronavirusin. Keshvari rikujton se: “Covid-19 – fillimisht u përkufizua si virusi kinez. Por tashmë, ai infekton këdo pa dallim race. Sot raca njerëzore duhet të bashkohet për të mundur këtë virus. Virusi nuk bën diskriminime, atëherë pse ne duhet t